Politike

Firmat për Kuvendin e 11 dhjetorit, degët e Përmetit dhe Këlcyrës shprehen pro

9 Dhjetor 2021, 15:50 Nga DOSJA
Firmat për Kuvendin e 11 dhjetorit, degët e Përmetit dhe

PËRMET – Degët e Partisë Demokratike në Përmet dhe Këlcyrë u shprehën në shumicë pro-pjesëmarrjes në Kuvendin e 11 dhjetorit në Tiranë. Ditën e sotme, dega e PD-së në Këlcyrë konfirmoi se 32 nga 45 delegatët e saj kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ndërsa nga dega e Përmetit u saktësua se 44 nga 60 përfaqësuesit demokratë të këtij qyteti kanë hedhur firmën për mbajtjen e Kuvendit në 11 dhjetor.

Sekretari i PD-së në Përmet Alson Lipe dhe kryetari i FRPD-së në Këlcyrë Moreno Allamani lexuan emrat e përfaqësuesve demokratë që do të shkojnë në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbështetja për mbajtjen e Kuvendit të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike po shtohet me kalimin e ditëve. Ditët e fundit, degët e Mirditës, Lezhës, Matit, Lushnjes, Divjakës, etj. janë deklaruar në shumicë pro-pjesëmarrjes në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në këtë kuvend do të diskutohet ndryshimi i statutit të partisë dhe shpalljes së referendumit për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll