Aktualitet

VD-Rama zbulon bisedën me Escobar: Për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin e Hapur

9 Dhjetor 2021, 19:23 Nga DOSJA
VD-Rama zbulon bisedën me Escobar: Për dialogun Kosovë-Serbi dhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim pas takimit që ka zhvilluar këtë pasdite me të Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një postim në rrjetet scoiale, krah pamjeve ku shihet takimi me Escobar, Rama shkruan se bashkë kanë folur për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit.


Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht,”- shkruan Rama. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama gabriel escobar ne tirane edi rama gabriel escobar ne tirane

Sondazh

Poll