Aktualitet

‘Mesazhet’ e Escobar:Luftë korrupsionit! Basha:Folëm për Berishën (Takim e me Ramën)

9 Dhjetor 2021, 06:42 Nga DOSJA
‘Mesazhet’ e Escobar:Luftë korrupsionit! Basha:Folëm

TIRANË– I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar ka ardhur në Shqipëri me mesazhe të qarta! Në takimet e zhvilluara me zyrtarë të lartë të vendit, Escobar ka shprehur qartë “pikat” e interesit në Shqipëri. Fillimisht Escobar shkoi për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu, ku edhe mbajti një proncim për mediat.

Në fjalën e tij, zyrtari i lartë amerikan ftoi Bashën në Uashington për një vizitë zyrtare. Ndërsa shtoi gjithashtu edhe se fokusi i Amerikës ishte tek lufta kundër korrupsionit, por kjo betejë duhet që të bëhej nga institucionet vendase. Ishte Basha ai që dha më shumë detaje nga takimi, duke u fokusuar tek “çështja Berisha”. Kryedemokrati pranoi publikisht se kishin folur për këtë temë, duke shtuar se detajet do t’i bënte vetë me dije Escobar, por nuk dha as datë dhe as afat.

Pas Bashës, Escobar takoi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama. Pas përfundimit të takimeve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një përmbledhje të takimeve të të dërguarit të tyre, Gabriel Escobar. Në një postim në rrjetet sociale ambasada shkruan se Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas njoftimit, Escobar vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Më 19 maj të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, i cili akuzohet se është përfshirë në veprime korruptive. Pas vendimit të SHBA, Berisha ka shpërthyer me akuza duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe George Soros, si lobues për vendimin kundër tij.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rama zbulon bisedën me Escobar: Për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin e Hapur

Escobar lë Metën jashtë axhende, krahasimi me Pendarovskin në MV

‘Non grata’ në nivelet më të larta! Porositë që Escobar i dha Ramës

POROSIA-Escobar në Tiranë, ambasada e SHBA: Fokusi ynë, lufta kundër korrupsionit!

Del FOTOJA nga takimi mes Ramës e Escobar, kryeministri zgjedh ta shoqërojnë 2 zonja

Një orë në zyrën e Ramës, përfundon takimi me Gabriel Escobar

Xhaçka takon Gabriel Escobar: Shqipëria e përkushtuar për stabilitetin e rajonit

Takimi me Escobar, Basha: Bashkë në luftën kundër korrupsionit

Escobar-Basha, TCH: Në pozitën e Berishës, askush s’ka avancuar me axhendat politike

Berisha “non grata”, Basha e pranon: Padyshim! Ishte temë diskutimi me Escobar

Përfundoi takimi në selinë e PD, Escobar: Pres ta takoj Bashën dhe në Washington

Gabriel Escobar “zbarkon” në selinë blu, e pret Bardhi e Takabu

Escobar vjen në Tiranë/ DETAJI- Jo tek Rama! Të parit i shkon në zyrë Lulzim Bashës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama gabriel escobar gabriel escobar ne tirane lulzim basha edi rama gabriel escobar gabriel escobar ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll