Aktualitet

Escobar lë Metën jashtë axhende, krahasimi me Pendarovskin në MV

9 Dhjetor 2021, 19:09 Nga DOSJA
Escobar lë Metën jashtë axhende, krahasimi me Pendarovskin

TIRANË– I dërguari i Posaçëm i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi sot në Shqipëri takime me zyrtarët më të lartë të vendit. Por mungoi një! Ishte presidenti Ilir Meta. Në të gjithë axhendën e takimeve, Escobar nuk kishte lënë pak vend për kreun e shtetit, duke ngritur dyshime lidhur me anashkalimin e bërë. E gjitha duke marrë shkas nga fakti se vendi është Republikë Parlamentare, e presidenti është numri një dhe personaliteti më i lartë i vendit.

Po pse nuk shkoi Escobar në Presidencë? Nuk ka qenë çështja e axhendës pas teksa zyrtari amerikan ishte në takim me kryeministrin Edi Rama, Meta shpërndau dekoratën e radhës, si për të treguar se ishte ende në krye të postit të tij. Ndërkohë që detaji dhe anashkalimi është vënë re por nuk është shpjeguar në asnjë moment nga Ambasada Amerikane në vend.

Nuk ka pasur vërtetë kohë për Metën apo diçka tjetër qëndron pas kësaj? Nëse po, çfarë? A kanë lidhje deklaratat e Metës para zgjedhjeve kundër ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në anashkalimin e sotëm?

Për të krahasuar ndryshimin, vetëm disa ditë më parë, Escobar vizitoi Maqedoninë e Veriut. Atje përveç kryeministrit në ikje u takua edhe me presidentin Pendarovski. Ndërsa në Shqipëri zgjodhi të kundërtën. Pse? Cili është ndryshimi?

(k.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gabriel escobar ilir meta gabriel escobar ilir meta

Sondazh

Poll