Aktualitet

Rrëshqitje dherash në aksin Vlorë-Orikum, Policia: Shmangni lëvizjen në këtë rrugë

9 Dhjetor 2021, 17:39 Nga DOSJA
Rrëshqitje dherash në aksin Vlorë-Orikum, Policia: Shmangni

VLORË – Policia e Vlorës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin kalimin në aksin rrugor Vlorë-Orikum pasi një sasi e madhe dherash ka bllokuar kalimin në Jonufër

Në njoftimin e fundit, të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Policisë së Vlorë shtoi se po punohet për zhbllokimin e rrugës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Për shkak të rreshjeve të shiut në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Jonufër, ka patur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë  bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emregjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksi vlorë-orikum rreshqitje dherash ne aksin rrugor aksi vlorë-orikum rreshqitje dherash ne aksin rrugor

Sondazh

Poll