Aktualitet

Kokainë dhe drejtim makine në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Durrës

9 Dhjetor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Kokainë dhe drejtim makine në gjendje të dehur, arrestohen 4

DURRËS – Policia e Durrësit arrestoi sot 4 persona për veprat penale të posedimit të lëndëve narkotike dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur. 36-vjeçari F.L. dhe 30-vjeçari A.M. u ndaluan pasi në makinën e tyre u gjet kokainë.

Ndërkohë, u arrestuan D.K., 36 vjeç dhe A.B., 34 vjeç. I pari përplasi një automjet në gjendje të dehur, ndërsa i dyti u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË Së DURRËSIT: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. L., 36 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës dhe A. M., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit në makinën me të cilën qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drejtonte mjetin në gjendje të dehur kokaine ne durres policia e durresit drejtonte mjetin në gjendje të dehur kokaine ne durres policia e durresit

Sondazh

Poll