Aktualitet

“1 mijë m3 dhe i rënë në Vlorë-Orikum”, prefekti Mamaj: Zhbllokimi për disa orë

9 Dhjetor 2021, 18:16 Nga DOSJA
“1 mijë m3 dhe i rënë në Vlorë-Orikum”,

VLORË – Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj deklaroi se ende nuk është i bindur se nga ka ardhur rrëshqitja e 1 mijë m3 dhe në aksin Vlorë-Orikum. Ai theksoi se zhbllokimi i rrugës mund të përfundojë brenda disa orëve.

I pyetur nëse ky masiv dheu ka ardhur nga pjesa e Bypass-it, Mamaj tha se nuk mund të përgjigjet pa e parë situatën në terren.

Siç e shikoni, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë mbasdite dhe që kanë vazhduar para pak minutash, ka bërë që të ketë rrëshqitje të jashtëzakonshme të një masivi dheu që ka bllokuar rrugën te Jonufra pranë ish-qendrës aksioniste. Jemi angazhuar me forca me mjete jo vetëm për të bllokuar në vazhdimësi grykën e rrjedhjes të këtij volumi të madh dherash. Volumi i dherave të rënë është afërsisht rreth 1mijë m3 kub dhe dhe akoma nuk jemi të bindur se nga ka ardhur gjithë kjo rrëshqitje masive, pasi shirat kanë qenë shumë të rrëmbyeshëm. Nuk mund të flasë në kushtet e errësirës dhe e parë situatën. Shpresoj me angazhimin e 4 fadromave dhe mjeteve shkarkuese të zhbllokojmë rrugën brenda disa orëve”, u shpreh për mediat prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.

Prej mbasdites së sotme, një sasi e madhe dheu bllokoi një pjesë të aksit Vlorë-Orikum në Jonufër. Policia e Vlorë u kërkoi drejtuesve të mjeteve që shmangin sa më shumë këtë aks deri në momentin që ai të zhbllokohet.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksi vlorë-orikum flamur mamaj rrëshqitja e dherave aksi vlorë-orikum flamur mamaj rrëshqitja e dherave

Sondazh

Poll