Aktualitet

“15 euro për një pjatë makarona”, pasagjerët e Brindisi-Vlorë: Nuk jepnin shpjegim

9 Dhjetor 2021, 17:57 Nga DOSJA
“15 euro për një pjatë makarona”, pasagjerët e

VLORË – Disa prej pasagjerëve të tragetit Brindisi-Vlorë, të cilët zbarkuan pas më shumë se 19 orësh qëndrimi në det në Vlorë. Për mediat, disa prej tyre treguan se nuk iu afrua asgjë falas nga kompania e udhëtimit duke u detyruar të paguanin 15 euro për një pjatë makaronash dhe 2 euro për një shishe me ujë.

Më tej, ata tregojnë se nuk morën asnjë njoftim në lidhje me vonesat për të mbërritur në qytetin bregdetar.

RRËFIMI I DISA PREJ PASAGJERËVE TË TRAGETIT TË LINJËS BRINDISI-VLORË

-Për ne që ishim të rinj jo, por për ata që ishin të vegjel dhe të moshuar ishte e lodhshme. Nuk na ka lajmëruar askush. Kemi blerë atje ushqimin, 15 euro një pjatë makarona. Çdo gjë i kemi blerë vetë. Dallgëzim shumë. Kishte njerëz pa dhoma.

-Jemi nisur që pardje. Ishte shumë e lodhshme, e mundimshme. Mbi të gjitha e turpshme. Absiolutisht asnjë njoftim. Hiç asgjë për të ngrënë nuk na dhanë. Vetë kemi blerë. Nuk merr askush në konsideratë. Ça do na bënim vetëm të na vrisnin! Asnjë shpjegim, vetëm kushtet klimatike thonin. Pritej vetëm vdekja sigurisht. Fëmijë të vegjel kishte që qanin.

-E lodhshme ishte. U shqetësuam, çfarë të bënim. Na njoftuan që është një defekt dhe ka dallgë. Normale nuk është po çfarë të bëjmë. Nuk kishim dhomë, kemi ndenjur në stol. Kemi fjetur aty.

-Kemi nejt 12 orë. Shumë e vështirë. Po kena pafguar vetë për ushqimet. Ndihmën që mos me u shqetësu kaq na kanë dhënë. Kemi komunikuar me familjarët.

-20 orë në det, jemi lodhur dhe rraskapitur. Askush nuk e vriste mendjen . Asnjë njoftim. S’është normale. Të lësh njerëzit aty pa ushqim. Kemi paguar nga xhepi. Një shishe ujë 2 euro.

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë u nis me vonesë për shkak të motit të keq nga Italia, ndërsa qëndroi për mbi 10 orë në ujërat e Vlorës pas stuhive të forta dhe dallgëve të dendura.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anulohet udhetimi brindisi vlore anulohet udhetimi brindisi vlore

Sondazh

Poll