LIVE UPDATES
Politike

VD-Spiropali: Mos të zhytemi në politikën e asgjësimit! Shqipëria faktor stabiliteti

9 Dhjetor 2021, 10:20 Nga DOSJA
VD-Spiropali: Mos të zhytemi në politikën e asgjësimit!

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se reforma në Drejtësi në Shqipëri është shembulli se kur ke vullnet për ta reformuar sistemin mund ta bësh. Spiropali deklaroi se po vazhdon lufta kundër korrupsionit ndërsa përmendi digjitalizimin e shërbimeve revolucion të marrëdhënieve me shtetin.


“Në 8 vitet e qeverisë tuaj ju investuat zero për muze apo teatro. Teatri i fundit i investuar në Shqipëri është në vitin ’70 para 2013. Në 8 vite kemi hapur kantieret për 6 muze e 6 qendra teatrore në Republikë. Për të mos folur këtu për qendrat historike turistike që kanë pasur prioritetet absolut. Edhe ky memorandum i rëndësishëm me SHBA vjen në këtë funksion dhe është reflektim i përpjekjeve tona për trashëgiminë kulturore dhe vjen në një kohë jo të rastësishme. Besoj se kjo ka lidhje me një marrëdhënie të fortë të Shqipërisë me SHBA. Sot, çelet Samiti për Demokracinë. Një iniciativë e zotit Biden që përfshin vende demokratike e qasje për zhvillim, e nuk është rastësi që Shqipëria është ftuar të marrë pjesë në këtë samit, që nis sot e nesër online. Mbështetja e pa lëkundur e SHBA-ve për konsolidimin e demokracisë në vend, lufta ndaj korrupsionit, është gurë themeli për demokracinë tonë të re. Dje ishte festë, 8 dhjetori, dita e rinisë. Përkujtimi i një dite që shqiptarët u zgjuan nga një sistem që i robëroi, fizikisht, psikologjikisht. 31 vite më vonë kemi shumë punë për të bërë ende për të konsoliduar demokracinë tonë të re. Shqipëria është sot në prag të çeljes së negociatave, është një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit OKB, për të vendosur në interes të zhvillimit të vendit. Ky samit, përcakton qartë disa piketa në luftën ndaj korrupsionit. Sot, Reforma në Drejtësi është ngritur me të gjitha institucionet përkatëse.

Patjetër ka nevojat e saj, sepse jemi demokraci e re, por ka dhënë shembull të mirë që ne mund t’ia dalim. Reforma në Drejtësi është një nga arsyet se përse Shqipëria është në këtë tryezë të rëndësishme. Sigurisht ne jetojmë në një botë që është më e rrezikuar nga qasjet e dhunshme, e nga minimi i demokracisë, nga dezinformomi, nga financimi i mediave, por Shqipëria ka treguar që është një faktor destabiliteti në Rajon dhe është me rëndësi që të bëhemi bashkë për të treguar që në këtë 31-vjetor të ndryshimit të pushtetit të zhytemi në politikë, ku mospranimin e mendimit ndryshe, cënimit të dinjitetit, e ka parësor e parim. Sot, që kjo luftë është zhvendosur brenda radhëve tuaja e keni kuptuar se sa e rëndësishme është të bëhemi bashkë e të luftojmë këtë politikë të mos pranimit të fjalës ndryshe, demokracisë, mosrepsektimin e kundërshtarit. Politika është një vokacion i të shumtëve. Ata të rinj që u ngritën dhe ata forca që krijuan pluralizmin në Shqipëri edhe sot kanë gjëra për të thënë për demokracinë e re. Demokracia duhet ushqyer me shembujt tanë çdo ditë”, u shpreh Spiropali.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Diskutohet zgjedhja e kryetarit të Konkurrencës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike elisa spiropali seance plenare 9 dhjetor 2021 elisa spiropali seance plenare 9 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni