Sport

Covid-19, Leicester në urgjencë: në Napoli pa shtatë lojtarë…

9 Dhjetor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Covid-19, Leicester në urgjencë: në Napoli pa shtatë

ANGLI – Leicester, do të përballet sot me Napolin për Europa League, në urgjencë të plotë dhe pa shtatë lojtarë, të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur trajneri anglez Brandon Rodgers në një konferencë për media.

“Janë shtatë lojtarë pozitivë, gjëra që kanë ndodhur në 48 orët e fundit”. Të padisponueshëm janë Lookman, Amartey, Iheanacho, Vestergaard, Perez, Benkovic dhe Daley-Campbell.

Pavarësisht mungesave, trajneri i Leicester thotë se është i sigurt. “Ne mund të fitojmë dhe ta mbyllim grupin në krye, por e rëndësishme është të mos humbasim. E dimë që kemi një kundërshtar të forte, që po bën mirë edhe në ligë, mezi presim ta luajmë këtë ndeshja. Paraqitjet tona të fundit nuk kanë qenë më të mirat, por ka disa gjëra pozitive. Ne duhet të mendojmë të përmirësohemi dhe të bëjmë më të mirën në fushë.”

Britanikët kryesojnë renditjen e grupit C në Europa League me tetë pikë, një më shumë se napoletanët. “Grupi është i komplikuar, Napoli ka një përvojë të madhe dhe një histori të njohur. Për momentin ata gjithashtu kanë një trajner të madh, ne kemi kryqëzuar rrugët kur ai ishte në Zenit, por ai po bën një punë të mire edhe këtu. Por nëse luajmë në nivelet tona kemi shanse të mira për të fituar”,- ka deklaruar Rodgers, i cili më pas i rikthehet mungesave.

“Shtatë lojtarë nga ekipi ynë nuk erdhën me ne. Ka më shumë raste, ne udhëtojmë jashtë vendit dhe duhet të respektojmë rregullat. Ka disa lojtarë që nuk janë ndjerë mirë, mund të prisnim 24 orë dhe të shihnim, por preferuam të mos të rrezikojmë edhe për respekt për vendin që na pret, duke pasur parasysh momentin historik që jetojmë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport avellino-napoli mund të fitojmë dhe ta mbyllim grupin në krye napolin në urgjencë të plotë përpara ndeshjes leicester-napoli renditjen e grupit c në europa league stadiumin "leicester city" të londrës avellino-napoli mund të fitojmë dhe ta mbyllim grupin në krye napolin në urgjencë të plotë përpara ndeshjes leicester-napoli renditjen e grupit c në europa league stadiumin "leicester city" të londrës

Sondazh

Poll