Politike

“Mban partinë nën sqetull dhe s’e lë vulën”, Bylykbashi: Basha, figurë e konsumuar

8 Dhjetor 2021, 21:23 Nga DOSJA
“Mban partinë nën sqetull dhe s’e lë

TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi se në 11 dhjetor do të rithemelohet PD-ja në Kuvendin e Jashtëzakonshëm. Në “RTV Ora”, Bylykbashi shtoi se kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen pas dështimeve të shumta politike në 8 vitet e fundit.

Bylykbashi shtoi se Basha po e vë nën sqetull partinë me gjithë vulën dhe nuk e lëshon si dhe është një figurë e konsumuar.

” Lulzim Basha. Basha ka 8 vite që e ka çuar partinë nga humbja në humbje dhe tani nuk ka guximin që të mos e marrë përsipër fajin. Në çdo demokraci normale ai duhet të ishte larguar më parë. Kushdo që vjen pas tij, do ta ketë taksative, humbet se ishte i paaftë me ata që grabisin votën, largohet menjëherë. 11 dhjetori si kuvend i thirrur nga delegatët mendoj se do ta rithemelojë partinë me vlerat e demokracisë dhe jo me vlerat e njëshit që nuk e lëshon partinë. Ai e vë nën sqetull partinë me gjithë vulën dhe nuk e lëshon. Ne duhet t’i hapim shtegun një gjenerate të re. Edhe Basha është ri, por është një figurë e konsumuar. Ai duhet ta kishte cuar para partinë dhe drejt fitore, po nuk e ka bërë. 11 dhjetori do ta rithemelojë këtë gjë”, u shpreh Bylykbashi.

Më tej, Bylykbashi tha se Basha duhet t’u kërkojë demokratëve falje për mosmarrje të përgjegjësisë për humbjet e zgjedhjeve të PD-së dhe situatën e vështirë ku ndodhet. Ai deklaroi se ka mbi 5 mijë delegatë demokratë që njohin 11 dhjetorin si Kuvend të PD-së.

“Basha duhet të kërkojë falje për të gjitha katastrofat ku e ka çuar partinë nga humbja në humbje. Ai një herë ia vë fajin Berishës, një herë Ramës dhe një herë ndërkombëtarëve. Ajo që ka më shumë rëndësi janë veprimet që ka bërë kreu Basha. Veprimi i tij i fundit me Berishën ishte i fundit dhe ka bërë atë që kemi parë të gjithë që ishte shpërthimi i fundit. Sot janë më shumë se 5 mijë delegatë që janë shprehur për kuvendin në datë 11 dhjetor. Sot PD është kthyer në një zyrë propagande dhe delegatët nuk kanë më frikë e nuk fshihen pas konfidencialitetit. Kupa u mbush dhe u thye kupa, e demokratët do të marrin në dorë partinë”, përfundoi ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit oerd bylybashi kuvendi i 11 dhjetorit oerd bylybashi

Sondazh

Poll