Politike

31 vjet nga vendosja e pluralizmit, takimi i PD-së me intelektualë përmes fotove

8 Dhjetor 2021, 19:50 Nga DOSJA
31 vjet nga vendosja e pluralizmit, takimi i PD-së me intelektualë

TIRANË – Sot u përkujtua 31-vjetori i shpalljes së pluralizmit politik. Fondacioni për Liri dhe Demokraci organizoi një takim përkujtimor me intelektualë, gazetarë, të rinj dhe ish-studentë të “Dhjetorit 1990” ku çmuan kontributin e madh të të rinjve në 1990 që detyruan presidentin e kohës Ramiz Alia të shpallte pluralizmin politik.

Në këtë takim, morën pjesë kryetari i PD-së Lulzim Basha, deputetja demokrate Flutura Açka, shkrimtari Rudolf Marku, intelektualët Preç Zogaj, Mark Marku e shumë të tjerë.

POSTIMI I PARTISë DEMOKRATIKE
Një ditë e bukur kujtimi dhe reflektimi, me shkrimtarë, studiues dhe gazetarë, të organizuar nga FLD – Fondacioni per Liri dhe Demokraci , që bëri bashkë Dhjetoristët e vitit 1990 dhe të rinjtë e të rejat, që sot shikojnë me nderim sakrificat dhe kurajon me të cilën, 31 vite më parë, bashkëmoshatarët e tyre sfiduan regjimin komunist dhe nisën një kapitull të ri në historinë shqiptare, për të cilin do të jemi përjetësisht mirënjohës.

Kriza e rëndë ekonomike dhe rrëzimi gradual i regjimeve komuniste në Europën Lindore dhe Qendrore nxitën mijëra të rinj dhe studentë të kërkonin rrëzimin e regjimit komunist. Presidenti i kohës Ramiz Alia deklaroi në takim me një përfaqësi studentësh shpalljen e pluralizmit politik duke lejuar krijimin e forcave të reja politike, ku e para ishte Partia Demokratike. Në 22 mars 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e parakohshme duke nxjerrë nga sistemi politik Partinë e Punës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lëvizja e studentëve 8 dhjetor 1990 lëvizja e studentëve 8 dhjetor 1990

Sondazh

Poll