Politike

SHBA sanksione në Kosovë,Yuri Kim:Nëse jeni përfshirë në korrupsion, ndaloni, ose…

8 Dhjetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
SHBA sanksione në Kosovë,Yuri Kim:Nëse jeni përfshirë

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar vendimin e zyrës së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, e cila ka vendosur sanksione për 16 individë e 24 subjekte në Evropë. Duke nisur kështu me Kosovën. Kim ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale lajmin e shpërndarë nga sekretari i DASH, Antony Blinken. Po ashtu, ambasadorja ka paralajmëruar se të gjithë personat e korruptuar duhet të ndalin aktivitetin e tyre, ndryshe do të vuajnë pasojat. 

“Përpara Ditës Kundër Korrupsionit & Samitit për Demokracinë, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit të SHBA shpalli përcaktime publike të reja. Pas urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden qeveria amerikane do të shtojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose që minojnë demokracinë. Përcaktime publike të tilla ndonjëherë duan vite për t’u realizuar, por kur ndodhin janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion apo përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e duhur për t’u ndalur dhe për të marrë parasysh pasojat,”-tha ambasadorja Kim.

LAJMI KRYESOR: SHBA godet grupin e Zvonko Veselinovic në Kosovë! 16 emrat që janë në shënjestër

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike shba sanksione ne kosove yuri kim shba sanksione ne kosove yuri kim

Sondazh

Poll