Politike

VD-Leje ndërtimi për ‘kushërinjtë’ në Himarë, PD-Gjiknurit:A ke ndërhyrë te ALUIZNI?

8 Dhjetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
VD-Leje ndërtimi për ‘kushërinjtë’ në

TIRANË – Partia Demokratike denoncoi legalizimin e 7.378 m2 tokë dhe dhënies së lejes së ndërtimit për kompaninë “Jala Investiment” në Himarë. Në një deklaratë për mediave, deputeti demokrat i Vlorës, Arbi Agalliu u shpreh se aksionerët e kompanisë së sipërpërmendur, sipas tij janë kushërinjtë e pare të socialistit Damian Gjiknuri.

Gjatë konferencës së tij për shtyp, Agalliu ngriti tre pyetje për sekretarin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, një prej të cilave kishte lidhje me ndërhyrjet tek zyra e ALUIZNI-t, Hipoteka e Vlorës, Bashkinë e Himarës dhe institucionet e drejtësisë. Sipas dokumentacionit, të ofruar për mediat nga PD-ja, leja e ndërtimit për “Jala Investment” është dhënë nga kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Ndërsa objekti që parashikohet të ndërtohet do të ketë 3 kate (2 nëntokë) dhe 1 pishinë.

“Partia Demokratike inkurajon fort çdo qytetar të denoncojë fort çdo akt korruptiv, çdo presion që ndodh nga punonjës të caktuar, të korruptuar në administratës publike,”-e mbyll ai deklaratën për shtyp. 

DEKLARATA E ARBI AGALLIUT

Jemi sot këtu për të denoncuar aferat korruptivë që ndodhin me tokat në bregdetin shqiptar. Drejtoria e ALUIZNI-t Vlorë së bashku me zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtëshme Vlorë kanë legalizuar dhe hipotekuar për 24 orë objekt dhe truall me vendodhje në Jalë, Vuno. Më pas Bashkia Himarë, jep një leje ndërtimi për kompaninë “Jala Investment”, pikërisht në këtë sipërfaqe toke. Ajo që ne evidentojmë është pikërisht fakti se aksionerë të kësaj kompanie janë kushërinjtë e parë të deputetit të qarkut të Vlorës, z. Damian Gjiknuri. Në këtë kontekst ne shtrojmë këto pyetje për z. Gjiknuri
 
1. A ka ndërhyrë z. Damian Gjiknuri në institucione si ALUIZN-i dhe Hipoteka Vlorë, për të përshpejtuar dhënien e lejes së legalizimit për këtë objekt?
2. A ka ndërhyrë z. Damian Gjiknuri në Bashkinë Himarë për të marrë leje ndërtimi kompania “Jala Investment” ku aksionerë janë kushërinjtë e parë të tij?
3. A po ndërhyn z. Damian Gjiknuri pranë organeve të drejtësisë në këto momente, të cilat janë duke shqyrtuar rastin?
 
Partia Demokratike inkurajon fort çdo qytetar të denoncojë fort çdo akt korruptiv, çdo presion që ndodh nga punonjës të caktuar, të korruptuar në administratës publike.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arbi agalliu bashkia e himares damian gjiknuri jorgo goro arbi agalliu bashkia e himares damian gjiknuri jorgo goro

Sondazh

Poll