Politike

Mediat/ Yuri Kim ndaj deklaratën e Blinken: Do ndalojmë ‘aktorët’ e korruptuar

8 Dhjetor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Mediat/ Yuri Kim ndaj deklaratën e Blinken: Do ndalojmë

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë mesazhin e sekretarit e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për korrupsionin. Në postimin e bërë, Blinken ka nxjerrë emrat e gazetarëve “kampionë” në fushën kundër korrupsionit, duke theksuar edhe njëherë lirinë e shprehjes së medias në informimin e publikut. E gjithashtu edhe ndëshkimin e të korruptuarve.

“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar. Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionëve tanë Antikorrupsion 2021. Liria e medias luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut, për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe për të treguar histori që përndryshe nuk do të tregoheshin. SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën,”– shkruan sekretari i DASH, nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike antony blinken liria e mediave yuri kim antony blinken liria e mediave yuri kim

Sondazh

Poll