Politike

VD-3 ditë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ‘po’dhe nga degët e PD-së në Mirditë dhe Lezhë

8 Dhjetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
VD-3 ditë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ‘po’dhe nga degët e

LEZHË – Dega e Partisë Demokratike në Mirditë ka pranuar në shumicë pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit. Përpara selisë blu, u konfimuan se 66 nga 102 delegatë të kësaj dege kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së ditën e shtunë. 62 nga 66 delegatë pranuan që t’u lexohej emri përpara kamerave.


Ndërkohë, në degën e Lezhës kanë pranuar 118 nga 168 përfaqësues për të shkuar në ‘Kuvendin e anëtarësisë’. Kjo degë ka kundërshtuar dhe vendosjen e deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj si drejtuesi politik i partisë në Lezhë.

Sot degët e PD-së në Memaliaj dhe Tepelenë u shprehën se do të marrin pjesë në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dega e pd lezhe kuvendi i 11 dhjetorit dega e pd lezhe kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll