Politike

VD-Kuvendi i 11 dhjetorit, degët e Tepelenës dhe Memaliajt konfirmojnë pjesëmarrjen

8 Dhjetor 2021, 15:11 Nga DOSJA
VD-Kuvendi i 11 dhjetorit, degët e Tepelenës dhe Memaliajt

TEPELENË – Degët e Partisë Demokratike në Tepelenë dhe Memaliaj kanë firmosur për pjesëmarrje në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ditën e sotme, u lexuan emrat e delegatëve të këtyre degëve që do t’i bashkohen ‘Kuvendit të anëtarësisë’ që do të mbahet ditën e shtunë.

37 nga 44 delegatë të degës së PD-së në Tepelenë dhe 47 nga 58 delegatë të degës së Memaliajt kanë firmosur për të mbajtjen e Kuvendit të partisë në 11 dhjetor.


Ditët e fundit, degët e Divjakës, Lushnjes, Kurbinit, Matit, etj., i janë bashkuar thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm në 11 dhjetor ku do të diskutohet ndryshimi i statutit të partisë dhe përcaktimi i datës së referendumit për shkarkimin ose jo të kreut aktual të PD-së Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delegatet e pd kuvendi i 11 dhjetorit delegatet e pd kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll