Politike

VD-Dita e rinisë, Basha: Ju kërkoj falje për gabimet tona, PD do jetë më e fortë

8 Dhjetor 2021, 11:52 Nga DOSJA
VD-Dita e rinisë, Basha: Ju kërkoj falje për gabimet tona, PD do

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha mbajti një fjalim në fund të aktivitetit të zhvilluar ditën e sotme në Art Turbina në ditën e rinisë. Kryedemokrati falenderoi të gjithë personat e pranishëm në këtë aktivitet, duke thënë shprehur mirënjohje për të gjithë figurat që nuk mundën të ishi të pranishëm në sallë.

Basha kërkoi fjalje si kryetar i PD-së, për përgjegjësitë dhe gabimet që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në dimensionin e vuajtjes. Sipas Bashës, PD ka ditur dhe do të dijë të qëndrojë në këmbë, e fortë, e bashkuar pasi ka një mision, të bëjë Shqipërinë si gjithë Evropa.


DEKLARATA E BASHËS:

Ju falënderoj nga zemra. Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për dhjetoristët që kemi në mesin tonë. Mirënjohje e përjetshme për veprën tuaj. Dua të shpreh edhe si 16-vjeçari i Dhjetorit të 90-s edhe si qytetar, si prind, edhe kryetar i PD mirënjohjen më të thellë atyre që na janë bashkuar sot këtu. Disa shumë prej tyre shumë mos t’i kemi në këtë sallë. Disa mund të mos i kemi në të sallë. Disa janë ndarë përjetësisht si Azem Hajdari. Jam i lumtur që në këtë sallë ndodhen të ndërthurur në një shpirt të vetëm rinia e vitit 1990 dhe rinia e 2021 që janë shpirti i pamposhtur i Partisë Demokratike.

Kemi vite që përballemi me një tjetër regjim. Në ADN tuaj të rinj dhe të reja shqiptarë edhe ju që nuk jeni anëtarë të PD por jeni ngritur në protesta, ndodhet patjetër guximi i rinisë së vitit 1990. Duhet të përulemi përpara këtij guximi. Nga takimi 6 personave në një dhomë, nuk ishte në një vend normal komunist por në një nga regjimet më të egra që ka njohur planeti. Nuk ishte thjeshtë një perde e hekurt por një rrethim i çeliktë. E vërteta është se të mendoje ndryshe ishte kurajo e madhe, ta thoje atë ishte një kurajo akoma më e madhe. Jemi këtu dhe dua të them se guximi e mposhti frikë. Solli lirinë politike dhe pluralizmin. Janë tre ngjarje por është një ngjarje.

Kryengritja, liria dhe lindja e PD janë tre në një. Rruga ishte e vështirë pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar dhe terrorit që mbizotëronte. Kultit të individit që për fat të keq vazhdon si aspekte të mentalitetit komunist. Nuk është momenti për të thirrur emrin e kryetarit. Kulti i individit shkatërroi individualitetit. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe para Zotit. Ajo që ndodhi nuk ishte e lehtë për shkak të natyrës së diktaturës. Guximi ishte vetëm hapi i parë. Vlerë ka edhe zgjuarsia për të mos e kthyer përmbysjen e regjimit në banjo gjaku. Mentalitetin akoma nuk e kemi shkulur. Ne e dimë se ndryshe nga dëshirat tona dhe çdo vend tjetër komunist zgjedhjet e vitit 1991 komunizmi arriti t’i merrte.

31 vite më vonë nuk ka më kohë për mua, për brezin tim, sepse do të ishte një mëkat i pafalshëm ndaj të rinjve të sotëm, që të mbyllim sytë e të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona, faktin që shkulëm komunizmin, por jo mentalitetin komunist. Të kërkojmë falje dhe e kërkoj sot faljen si kryetar i PD, në emër të PD, në emër të demokratëve, për të gjitha ato përgjegjësitë tona, gabimet tona, pse jo dhe fajet tona, që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë dhe bashkë me këtë të zotohem para jush e cdo shqiptari se PD në këmbë, PD është e fortë, PD ka ditur dhe do të dijë të qëndrojë në këmbë, e fortë, e bashkuar, sepse ne kemi një mision, lirinë, demokracinë, Shqipërinë si gjithë Evropa. E kemi marrë nga dhjetoristët dhe nuk e dorëzojmë, derisa ta bëjmë realitet.’– tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha 8 dhjetor 2021 lulzim basha basha 8 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll