Politike

Opozita proteston e qetë dhe “rrëzon” Ramën. Basha: Protestë dhe anti-mitingje çdo ditë deri më 30 qershor

21 Qershor 2019, 07:11 Nga DOSJA
Opozita proteston e qetë dhe “rrëzon” Ramën. Basha:

TIRANË- Për gati tre orë opozita e bashkuar ka protestuar nën thirrjet “Rama ik”. Ishte lajmëruar se do të ishte e qetë dhe ashtu ndodhi, pasi nuk u shënua asnjë incident. E nënta protestë dhe skenari ishte i njëjtë, bashkim në bulevard, simbolika në protestë, fjala e Bashës dhe më pas marshim drejt Kuvendit dhe selisë së Partisë Demokratike.

Këtë herë të rinjtë e PD dhe LSI temë në pankartat e tyre kishin përgjimet e reja të “Bild”, ku sulmonin Ramën dhe qeverinë. Po ashtu vendosën dhe më pas rrëzuar shtatoren e Ramës prej letre, duke ai arritur qëllimit për këto protesta që kanë 4 muaj që kanë nisur. Basha dhe Kryemadhi ishin sërish të sintonizuar në daljen e tyre nga selitë, por nëse kreu i PD ishte i shoqëruar nga familja, kryetarja e LSI marshoi sërish me të rinjtë e LRI.

 

[sgallery url=”https://dosja.al/opozita-proteston-e-qete-dhe-rrezon-ramen-permbledhje-me-foto/”]

 

Numri një i opozitës në fjalën e tij tha se mesazhi i popullit që do zgjedhje të lira po dëgjohet dhe premtoi se nuk do të tradhtonte ata. Kreu i PD u shpreh se nuk do të kishte pazare politike me Edi Ramën dhe theksoi se nuk marrëveshja politike. Basha më tej shtoi dhe dy kushte të reja që mund të ulej në tryezë me Ramën: lirimi të arrestuarve për sulmet e KZAZ-ve dhe arrestimi i atyre që kanë vjedhur votat.

Pas fjalës së Bashës qytetarët me dritat e telefonit të ndezura u drejtuar drejt Kuvendit dhe më pas në selinë e LSI. Ishte sërish kryeopozitari që mbajti një fjalë falenderuese për të gjithë qytetarët, duke thënë se kjo protestë ishte model. Protesta përfundoi me një mbledhje të shkurtër në selinë blu, ku u vendos se opozita do të vijojë me protesta dhe anti-mitingje deri më 30 qershor.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e 9-të e opozitës protesta e opozites 21 qershor 2019 sali berisha shtyrja e zgjedhjeve lulzim basha protesta e 9-të e opozitës protesta e opozites 21 qershor 2019 sali berisha shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Politike 20 Qershor 2019, 20:29

TIRANË- Arkeologu dhe ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se OSBE është pjesë e ndërtimit të aparati...