Politike

“Në protestë me dy vajzat e mia”, Basha u del për zot shqiptarëve: S’do t’u cënohet asnjë fije floku (VD)

20 Qershor 2019, 20:02 Nga DOSJA
“Në protestë me dy vajzat e mia”, Basha u del për zot

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar që do të zhvillohet në protestën e nesërme. 

Në një lidhje telefonike në studion e emisionit “Opinion”, Basha u shpreh se do të dalë në protestë me të dyja vazjat e tij.

Nesër unë do të dal në protestë me dy vazjat e mia. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin me fëmijët dhe me bashkëshortet e tyre në protestë pasi do ët jetë një marshim paqësor.

Nuk do t’i cënohet asnjë fije floku asnjë shqiptari. Dhe as nuk do të dhunohet asnjë punonjës i ndershëm policie,”– është shprehur Basha.

Kryeopozitari ka lajmëruar disa ditë më parë se nesër në orën 20:00 opozita do të mbajë një protestë mbarekombëtare. 

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll