Politike

“Nuk e imagjinoj dot Rexhep Meidanin të thotë: Mos më çaj k****”, Lubonja shpërthen për përgjimet e “Bild”

20 Qershor 2019, 20:01 Nga DOSJA
“Nuk e imagjinoj dot Rexhep Meidanin të thotë: Mos më

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përgjimet e “Bild” duke thënë se  ato që fliteshin në telefonat nuk imagjinoheshin disa vite më parë në PS.

I ftuar në në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Shqipëria sot është përballë një partie gangsterësh ose një trusti droge. Sipas tij, vetëm fjalori në përgjime tregon se kjo parti-shtet vepron si një organizatë kriminale.

Kush ka dëgjuar Ramën me kujdes thotë se unë jam shteti dhe të tjerët janë kundër-shteti. Rama e konsideron shtetin si parti-shtet. Ai thotë ‘unë jam shteti’. Ai demonstron forcën, për të treguar se shteti i Edi Ramës do të vendosë sundimin e plotë. Jemi përpara një partie-shtet, që nuk është thjesht parti, por organizatë kriminale. Nuk mund ta imagjinojmë dot Rexhep Meidanin prsh të thoshte mos më çaj k…Këtu tregohet se kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Edhe të bëjmë luftë kjo ndoshta nuk shkon. Ose do i nënshtrohemi trustit të parave të drogës ose duhet që ta përballim. Ka polici, bën kërcënime, thotë mos flisni për vjedhjet tona edhe mbyllni gojën. Kjo është organizata kriminale”, ishte kjo deklarata e Lubonjës në News 24.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos lubonja fjalori vulgar ne pergjime mos e rruani *** përgjimet e bild fatos lubonja fjalori vulgar ne pergjime mos e rruani *** përgjimet e bild

Sondazh

Poll