Politike

Deklarata e fortë e Maliqit: Që të bëhen zgjedhjet Rama të mobilizojë bandat kriminale, do ketë përplasje civile

21 Qershor 2019, 05:39 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Maliqit: Që të bëhen zgjedhjet Rama

Tiranë-  Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, deputeti Lefter Maliqi është shprehur se në zgjedhjet e 30 qershorit do të ketë përplasje civile.  Maliqi ka theksuar se e vetmja rrugë që të bëhen zgjedhjet, është që Rama të mobilizojë bandat kriminale.

“Simpatizantët e PD do kenë përplasje me simpatizantët e PS, kush polic do vejë atje. E vetmja rrugë që të behën zgjedhje është që Rama të mobilizojë bandat kriminale. Dhe ndërkombëtaret që nuk ndërhyjnë është sepse nuk duan të krijojnë precedent, por në 30 qershor do ndodhin përplasje dhe menjëherë do ndërhyjnë”, theksoi më tej deputeti Maliqi.

Duhet të themi se ende vendi vijon të ketë tensione në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Një ditë më parë mes tensioneve në Shkodër kryeministri Edi Rama zhvilloi mitingun në këtë qark. Opozita për gati tre orë protestoi pak metra larg mitingut të PS, ku pasi përleshje me Policinë. Nga përplasjet mbetën disa persona të plagosur. Voltana Ademi tha se Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi ka përdhunuar qytetarët e këtij qyteti. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lefter maliqi tensionet ne vend zgjedhjet e 30 qershorit edi rama lefter maliqi tensionet ne vend zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 20 Qershor 2019, 20:29

TIRANË- Arkeologu dhe ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se OSBE është pjesë e ndërtimit të aparati...