Politike

Kryemadhi mesazh Metës: Boll me dashuri me Edi Ramën, edhe Balla do shpëtojë kokën e tij

21 Qershor 2019, 05:52 Nga DOSJA
Kryemadhi mesazh Metës: Boll me dashuri me Edi Ramën, edhe Balla do

Tiranë- Një ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në emisionin “Opinion” i ka dhënë një mesazh presidentit Ilir Meta. “Boll me dashuri me Edi Ramën”. Ky ishte mesazhi qe kryetarja e LSI-së i bëri presidentit.

Mjaft me dashuri për Edi Ramën, jepi oksigjen sa të duash, nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit ishin shpëtim për Edi Ramën për ta ulur në një tavolinë me Lulzim Bashën. Por, si gjithmonë Edi Rama që në momente të gabuara ka këshilltarë të gabuar e humbi edhe varkën kur ia dërgoi Zoti për herë të tretë. Kështu që edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën, nuk ka bir nëne që e shpëton më Edi Ramën, as nëna e vetë, as gruaja e vetë, as njerëzit e vetë dhe as të dashurit e vetë nuk e shpëtojnë dot më, sepse secili do kërkojë të shpëtojë kokën. Dhe Taulant Balla do kërkojë të shpëtojë kokën e vet përpara Edi Ramës”, tha Monika Kryemadhi.

Mesditën e djeshme presidenti Meta  iu bëri thirrje palëve politike për dialog, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e tij për të kontribouar për një zgjidhje sa më të shpejtë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi shtyrja e zgjedhjeve zgjedhjet e 30 qershorit ilir meta monika kryemadhi shtyrja e zgjedhjeve zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Politike 20 Qershor 2019, 20:29

TIRANË- Arkeologu dhe ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se OSBE është pjesë e ndërtimit të aparati...