Politike

Braktisi disa herë mbledhjen, Rama: Klement Zguri, monument që mbrohet nga Fatmir Mediu

20 Qershor 2019, 19:56 Nga DOSJA
Braktisi disa herë mbledhjen, Rama: Klement Zguri, monument që mbrohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër kometnoi edhe Klement Zgurin, kreun e KQZ-së që braktisi mbledhjen për të zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Rama u shpreh se Zguri është një monument kulture që mbrohet nga Fatmir Mediu.

Ata kanë nxjerrë të burgosurit me leje lindjeje kur kanë qenë në pushtet. Shikojeni kryetarin e KQZ shikojeni, është një monument kulture që mbrohet nga Fatmir Mediu,“- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mes tensioneve kandidatin për Bashkinë Shkodrën. Nga takimi në qendër të qytetit Rama tha se Shkodra është sfida e tij personale. Opozita për gati tre orë ka protestuar pak metra larg mitingut të PS, ku u përleshën me Policinë. Nga përplasjet kanë mbetur disa persona të plagosur. Voltana Ademi tha se Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi ka përdhunuar qytetarët e këtij qyteti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama rama ne shkoder tensione ne shkoder rama rama ne shkoder tensione ne shkoder

Sondazh

Poll