Aktualitet

‘Që nga 2018…’/ Manja i hedh kunja Gjonajt: Punët në ministri, të patrajtuara!

8 Dhjetor 2021, 08:58 Nga DOSJA

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka shfaqur ankesa për punët që janë lënë të patrajtuara në institucionin që ai drejton. Duke u shprehur se shumë punë janë lënë të patrajtuara, Manja hedh kunja për paraardhësin e tij, ish-ministren Etilda Gjonaj. Ndaj ai shton se është detyruar “të përveshë vetë mëngët” e të kryejë punët e patrajtuara që prej vitit 2018.

“Brenda vitit do të mbyllet i gjithë procesi duke i dhënë zgjidhje ligjore pritjes së gjatë dhe duke hapur dritën jeshile për të ushtruar profesionin e ndërmjetësit gjithë personave të aftë e korrektë,”-premton Manja, megjithatë mbetet për t’u parë.

POSTIMI:

Ngritëm sot Komisionin e Liçensimit të Ndërmjetësve, për të trajtuar sipas ligjit,  264 kërkesa për liçensim, të patrajtuara që prej vitit 2018 dhe të depozituara para hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ndërmjetësimit. Brenda vitit do të mbyllet i gjithë procesi duke i dhënë zgjidhje ligjore pritjes së gjatë dhe duke hapur dritën jeshile për të ushtruar profesionin e ndërmjetësit gjithë personave të aftë e korrektë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike etilda gjonaj ulsi manja etilda gjonaj ulsi manja

Sondazh

Poll