Aktualitet

I prishi qetësinë/Zviceriani qëlloi me armë të riun shqiptar, dënohet me 6 vite burg

8 Dhjetor 2021, 08:00 Nga DOSJA
I prishi qetësinë/Zviceriani qëlloi me armë të riun

ZVICËR- Një 38-vjeçar qëlloi me armë nga ballkoni i tij në drejtim të një grupi të rinjsh të zhurmshëm, ku një 21-vjeçar shqiptar nga Kosova u plagos rëndë. Gjykata penale e Lucernit e ka dënuar personin që ka qëlluar me armë me 6 vjet e 2 muaj burg për tentativë vrasjeje me dashje. Përveç akuzës vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, gjykata e shpalli fajtor për kanosje të shumëfishtë me jetë thuhet në aktgjykimin e publikuar nga mediat e huaja.

Gjykimi:

I dehur, probleme me të dashurën

Në mbrëmjen e korrikut të vitit 2017, i akuzuari po vëzhgonte të rinjtë në oborrin e shkollës së afërme  nga ballkoni i tij dhe po bezdisej nga zhurma e tyre, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë 90, e ka mbushur, e ka drejtuar atë drejt grupit prej rreth dhjetë të rinjsh dhe ka tërhequr këmbëzën.

E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar asokohe 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.

I akuzuari dëshmoi në gjykatë se ai nuk kishte dashur të lëndonte apo vriste askënd, por thjesht donte të trembte të rinjtë. Goditja ishte një aksident. Në mbrëmjen e krimit ai ishte i dehur. Ai po ashtu në atë kohë ishte në gjendje të keqe, kishte stres në punë dhe kishte konflikt me të dashurën e tij.

20.000 franga dëmshpërblim

Avokati i tij mbrojtës kërkoi dënim me burg me kusht prej 24 muajsh me një periudhë prove prej pesë vjetësh për sulm nga pakujdesia. Por prokurori publik hodhi poshtë tezën e aksidentit dhe kërkoi dënimin me shtatë vjet burg për personin që ishte “qitës me përvojë dhe i trajnuar”.

Sipas vendimit të gjykatës, i akuzuari duhet t’i paguajë viktimës 20.000 franga si kompensim, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu duhet të mbulojë shpenzimet procedurale gjyqësore prej mbi 31,000 CHF.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet qelloi me arme shqiptarin qelloi me arme shqiptarin

Sondazh

Poll