Organizuan atentatin! Çifti nga Lezha futi në ‘lojë’ dhëndrin, PAMJET e arrestimit
LEZHË– Çifti nga Lezha Nikoll Marku dhe Marie Marku kishin organizuar një atentat ndaj një personi në Tiranë. Ata kishin futur në lojë dhe dhë...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha në Ditën e Rinisë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka shpërndarë urimin zyrtar nga Ambasada Amerikane, por ka i ka shtuar edhe një mesazh personal. Në postimin e saj, Kim siguron se Amerika mbështet ndryshimin, duke bërë edhe njëherë thirrje që të ketë bashkëpunim me SHBA-në, për të ecur para, jo pas. Fjali që e përdor për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që prej kur ai u shpall “non grata” nga Amerika.
“Amerika është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Jemi krenarë që jemi Aleati juaj në NATO dhe mbështesim Shqipërinë në BE. Duam që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë, më e pasur. Të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta çuar Shqipërinë përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës,”-shkruan ambasadorja.
Berisha u shpall “non grata” nga Amerika më 19 maj, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi përkohësisht nga grupi parlamentar, më 9 shtator. Që nga ajo ditë, Berisha ka nisur një aksion për të ‘hapur’ PD-në, duke shprehur hapur ambiecjet e tij për të drejtuar edhe njëherë forcën më të madhe opozitare në vend. Megjithatë Kim e ka shprehur qartë se Amerika njeh si kryetar të PD-së vetëm Lulzim Bashën.
LAJMI KRYESOR: Sot përkujtohet 8 dhjetori! Dita Kombëtare e Rinisë, urojnë Rama, Meta dhe Basha
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
LEZHË– Çifti nga Lezha Nikoll Marku dhe Marie Marku kishin organizuar një atentat ndaj një personi në Tiranë. Ata kishin futur në lojë dhe dhë...
TIRANË– Një vrasje, e cila do të kryehej me mina me telekomandë, është parandaluar nga Policia e Shtetit. Operacioni i koduar “Mataro” ka vënë në pra...
SHQIPËRI – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku ka uruar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.Reagimi i plotë i ...
TIRANË– Ditën e sotme shënohet një vjetori i vrasjes së Klodian Rashës nga ish efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Familja e Klodianit mori pjesë n...
GJIROKASTËR– Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit është gjetur i pajetë shtetasi P.S 68 vjeç në rrugë të fshatit Kakavijë të Gjirokastrës...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa përkujtoi 8 Dhjetorin e 1990, e konsideron atë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe që ndryshoi përgjithmonë histori...
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Në orën 06:20, motori me drejtues 36-vjeçarin me i...
ZVICËR- Një 38-vjeçar qëlloi me armë nga ballkoni i tij në drejtim të një grupi të rinjsh të zhurmshëm, ku një 21-vjeçar shqiptar nga Kosova ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë dy ceremonitë që do të zhvillohen nga ish kryem...
KOSOVË– Objekt i sulmit në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona mund të ketë qënë shoferi i autobusit. Kjo u tha ditën e djeshme nga eksperti i sigu...