Aktualitet

1 vit nga vdekja e Klodian Rashës/ Babai: Mu nda zemra, fëmijës ia përbaltën figurën

8 Dhjetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
1 vit nga vdekja e Klodian Rashës/ Babai: Mu nda zemra, fëmijës

TIRANË– Ditën e sotme shënohet një vjetori i vrasjes së Klodian Rashës nga ish efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Familja e Klodianit mori pjesë në përkujtimoren që po zhvillohet në sheshin ‘Skëndërbej’ duke kujtuar të riun që u vra pikërisht në këtë ditë. Babai i tij në një deklaratë për media tha se uron që askujt të mos i ndodhë një tragjedi e tillë. Ai kujtoi rrjedhën e ngjarjes duke akuzuar se sipas tij për të mbuluar krimin u munduan të përbaltin figurën e djalit të tij.


Lus Zotin që të tilla tragjedi të mos ndodhin më. Mua më copëtoi shpirtin, më ndau zemrën. Kjo plagë, të mos e imagjinojë askush, që sot të mos ketë asnjë familje, asnjë qenie njerëzore. Dua që të shpreh mirënjohje për këdo që ka shprehur interes ndaj familjes time. Nuk ka qënie njerëzore, specie që të imagjinojë që në 2021, një nënë dhe baba, aq më tepër një malësor që në vitin 2021, të luajë dhe të imagjinojë që të shesë dhe të blejë gjakun e djalit të vet. Kjo është vetëm imagjinatë e atij që i shkon ndër mend. Unë ju kam deklaruar që në ditën e parë, në shtëpinë time kam pritur numër të madh, qytetarë dhe pushtetarë, shteti e ka detyrim dhe detyrë. Unë kërkoj zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar, u munduan që fëmijën ta përbaltin. Sot i kërkoj shtetit që përbaltjen e shtetit dhe vendosjen e armës aty, ta gjejë sa unë nuk po e gjej. Lus Zotin që plagë të tilla të mos i përjetojë njeri.’- shprehet babai i Klodian Rashës.

Klodian Rasha u ekzekutua mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25-vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore, dhe u pikas nga dy efektivë të forcave “Shqiponja”. Nevaldo Hajdaraj, një efektiv 26-vjeçar u përplas me Rashën dhe përfundoi duke e vrarë atë me një plumb në shpatull. Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha vritet klodian rasha klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll