Aktualitet

Kreu i PD, Basha uron 8-Dhjetorin: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja

8 Dhjetor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Kreu i PD, Basha uron 8-Dhjetorin: Dita që ndau të shkuarën nga e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa përkujtoi 8 Dhjetorin e 1990, e konsideron atë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Sipas Bashës, 31 vite më vonë, thirrja ‘Për Shqipërinë si gjithë Europën’ mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve.

Urimi i Bashës në Facebook për 8 Dhjetorin:

8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!

LAJMI KRYESOR: Sot përkujtohet 8 dhjetori! Dita Kombëtare e Rinisë, urojnë Rama dhe Meta

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 8 dhjetori dita e rinisë kryetari i pd lulzim basha 8 dhjetori dita e rinisë kryetari i pd lulzim basha

Sondazh

Poll