Aktualitet

Gjendet i pajetë në mes të rrugës një burrë në Gjirokastër

8 Dhjetor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë në mes të rrugës një burrë

GJIROKASTËR– Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit është gjetur i pajetë shtetasi P.S 68 vjeç në rrugë të fshatit Kakavijë të Gjirokastrës. Mësohet se i moshuari nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar në mënyrë natyrore. Mësohet se 68-vjeçari punonte me një karrocë dore për të ndihmuar emigrantët me çantat në pikën kufitare.

NJOFTIMI:

Gjirokastër/Informacion paraprakMë datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga vepimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster trup i pajete ne gjirokaster gjirokaster trup i pajete ne gjirokaster

Sondazh

Poll