Aktualitet

Eksperti:Objekt i sulmit në Gllogjan ishte shoferi, autori kishte ndihmës

8 Dhjetor 2021, 07:03 Nga DOSJA
Eksperti:Objekt i sulmit në Gllogjan ishte shoferi, autori kishte

KOSOVË– Objekt i sulmit në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona mund të ketë qënë shoferi i autobusit. Kjo u tha ditën e djeshme nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili deklaroi se objekt i sulmit ka qenë shoferi i autobusit. Sipas tij, vrasja e dy nxënësve ka qenë aksidentale e se në bazë të dëshmive, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit.

Pa marrë parasysh asnjë krim nuk mund të jetë i përkryer dhe i planifikuar në mënyrë të përkryer. Mendoj që në bazë të asaj që kemi parë nga mediat në vend të ngjarjes ose në ballinën e autobusit ku është xhami më i madh, vrasësi ka pikasur shoferin e autobusit, por i kanë ikur edhe dy plumba anash. Me ata dy plumba që është gjuajtur shoferi janë vrarë edhe dy të rinjtë tragjikisht. Në fotografi mund të shihni që rreth shoferit është një rreth koncentrik prej pesë plumbave dhe targeti primar i vrasësit ka qenë shoferi. Ne mund të flasim edhe për motivin e tij dhe të paragjykojmë, por derisa të gjendet vrasësi dhe të përcaktohet motivi, nuk mund të dimë pse janë vrarë këta njerëz në një vend të banuar”, ka thënë ai.

Musliu i ftuar në Klan Kosova, deklaroi se vrasësi mund të ketë pasur dhe një ndihmës.

“Për çudi, është mungesë e besimit ndoshta tek organet e policisë dhe ndjekjes. Askush nuk di asgjë që është e pamundur në një krim ose vrasje. Vrasësi ose porositësi është gjithmonë afër. Nuk mund të jetë jashtë rrethit të parë të të vrarëve. Rrethi i parë është që është shumë afër atyre që janë vrarë, mund të jetë fqinji, kushëri, mik ose i njohur, por aty diku është s’mund të jetë jashtë atij rrethi vrasësi ose porositësi”, ka thënë Musliu.

Si shkak i sulmit me kallashnikov drejt autobusit në Gllogja viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni sulmohet autobusi me nxenes ne kosove sulmohet autobusi me nxenes ne kosove

Sondazh

Poll