Sport

Trajneri i Kukësit Longo: “Ne nuk jemi si ekipet e tjera”

8 Dhjetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Trajneri i Kukësit Longo: “Ne nuk jemi si ekipet e tjera”

TIRANE – Trajneri i Kukësit, Diego Longo, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Laçin, duke theksuar se beson tek skuadra e tij.

“Nuk trembemi nga Laçi, kemi gjetur balancën në lojë. Gjatë fazës së parë Laçi na barazoi për gabimet tona. Duhet të japim maksimumin duke ditur forcën që ka Laçi dhe të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje. Gjendja e ekipit është e mirë, kemi marrë Domin nga të rinjtë, por nuk është i vetmi. Forca jonë është grupi. Javë pas jave po rritemi dhe duhet të përmirësojmë disa gjëra në menaxhimin e ndeshjeve. Kam shumë besim te skuadra ime.”

Pyetjes nëse Kukësi do të arrijë ta fitojë titullin kampion, objektiv i kërkuar edhe nga presidenti, Longo iu përgjigj:  “Presidenti e kërkon titullin dhe jam shumë i lumtur, sepse është ëndërr dhe ambicie, por ne nuk jemi si ekipet e tjera. Vetëm tre lojtarë të Tiranës, që është ekip me traditë dhe me më shumë torfe, vlejnë sa i gjithë ekipi i Kukësit. Edhe Dinamo ishte për titull, por ja ku është tani. Unë nuk dua ta them, por nëse e fitojmë “ok”. Ne do të luftojmë ndeshje pas ndesheje, nëse vjen titulli, e mirëpresim.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar kukesi laçi longo #abissnet superiore #kampionati shqiptar kukesi laçi longo

Sondazh

Poll