Aktualitet

Italiani gjendet i pajetë brenda hotelit në Kamëz, dyshimet e para

8 Dhjetor 2021, 07:18 Nga DOSJA
Italiani gjendet i pajetë brenda hotelit në Kamëz, dyshimet e

TIRANË– Një shtetas italian është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Kamëz. Policia informon se italiani me inicialet A.S, 71-vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda dhomës së hotelit nga punonjësit. Mësohet se deri më tani dyshohet se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga një arrest kardiak. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në hotelin në Kamëz dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet italiani i pajete ne kamez kamez vdes italiani ne kamez gjendet italiani i pajete ne kamez kamez vdes italiani ne kamez

Sondazh

Poll