Sport

PSG shton radhët, Kimpembe dhe Herrera bashkohen me grupin…

7 Dhjetor 2021, 11:24 Nga DOSJA

FRANCE Të pasigurt përkatësisht për shkak të një goditjeje dhe shqetësimit në kofshë, Presnel Kimpembe dhe Ander Herrera u përzgjodhën në grupin e PSG-së për t’u përballur me Bruge, të martën (18:45) ndeshja e fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Siç u njoftua, mbrojtësi kampion i botës, i cili qëndroi nën kujdes të hënën, u cilësua i aftë nga stafi mjekësor parizien. Por ai, me gjasa nuk duhet ta fillojë takimin si titullar. Sa i përket mesfushorit spanjoll, i munguar në tre ndeshjet e fundit, ai ka rifilluar stërvitjen të dielën dhe është duke rikuperuar aftësitë fizike.

Përveç këtyre, së bashku me Alexandre Letellier te PSG u thirr edhe portieri i ri Mathyas Randriamamy (18 vjeç). I pakualifikuar në C1, mungon Sergio Rico, portieri i tretë i zakonshëm në Ligue 1. PSG tashmë është e garantuar të përfundojë e dyta në grupin “A”, ku kryeson Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league me psg lojtari më i ri i psg-së presnel kimpembe dhe ander herrera shqetësimit në kofshë champions league me psg lojtari më i ri i psg-së presnel kimpembe dhe ander herrera shqetësimit në kofshë

Sondazh

Poll