Sport

Andreazzoli, superlativa për fantazistin kuqezi: “Bajrami, një armë më shumë për ne”

7 Dhjetor 2021, 09:33 Nga DOSJA

ITALI – Trajneri Aurelio Andreazzoli i Empolit është shprehur i kënaqur pas fitores së mbrëmshme 3-1 ndaj Udineses, në javën e 16-të të Serie A.

“Ne jemi të bindur se kemi energji për t’i rregulluar gjërat, – u shpreh trajneri i Empolit pas ndeshjes. – Nuk është rastësi, reagimi ynë ishte jo vetëm i cilësisë së mirë. Loja jonë kishte shumë gjëra. Trajneri dhe klubi në të njëjtën kohë kanë një pjesë të mirë në të, por më pas gjithçka varet nga lojtari, – vazhdoi trajneri. – Mendoj se është e drejtë që edhe rezultatet të vijnë në fund.”

Tekniku Andreazzoli është shprehur me superlativa edhe për lojën e play-makerit të kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, i cili në minutën e 59-të kaloi Empolin në epërsi dhe në të 78-tën i dha një asist Pinamontit, për të fiksuar fitoren 3-1. “Bajrami? Të gjithë prisnim që ta shihnim sërish në këto kushte. Do të jetë një armë më shumë për ne”,- ka përfunduar ai.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dy lojtarët e udineses fantazisti i empolit në javën e 16-të të serie a nedim bajrami pas fitores së mbrëmshme 3-1 për t'i rregulluar gjërat play-makerit të kombëtares së shqipërisë shprehur i kënaqur dy lojtarët e udineses fantazisti i empolit në javën e 16-të të serie a nedim bajrami pas fitores së mbrëmshme 3-1 për t'i rregulluar gjërat play-makerit të kombëtares së shqipërisë shprehur i kënaqur

Sondazh

Poll