Sport

“Përfitoi nga drama e Eriksen”! Ibra “gozhdon” Calhanoglun nga libri i tij: Asnjë…

6 Dhjetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
“Përfitoi nga drama e Eriksen”! Ibra “gozhdon”

ITALI-Para pak ditësh në të gjitha dyqanet online dhe libraritë doli në treg libri i ri i Zlatan Ibrahimovic me titull ‘Adrenalina’. Kampioni suedez ka folur edhe për transferimin e Hakan Calhanoglu-s te Inter.

“Duhet ta falënderojmë për atë që i ka dhënë skuadrës dhe t’i urojmë më të mirat për të ardhmen. Tingëllon keq ta thuash, por Calha përfitoi nga një situatë tragjike. Eriksen pati një arrest kardiak, kështu që Inter kishte nevojë për një lojtar në atë rol dhe dera i hapet Hakanit.Para atij episodi nuk kishte asnjë ofertë për të nga Inter apo ndonjë klub tjetër.Ai është një djalë i mirë, është rritur shumë falë meje.Ka fituar guxim dhe besim.

Gjatë Kampionatit Evropian i dërgova mesazhe atij dhe Rebiç: “Vështirë pa Ibrën, ehh?”. Ata u përgjigjën me buzëqeshje. Para se të mbërrija unë Calhanoglu nuk kishtenumrat që realizoi më vonë pasi erdha! Gjithmonë bëja shaka me të mbi kete fakt”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2021, 15:02

Zekirija Ramadani është trajner i ri i Egnatias

RROGOZHINE – Këtë e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.“Mirësevjen Zekirija RAMADANI ! Presidenti DEMROZI zyrtarizon...