Sport

46 trofe në xhudo, Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës mes lotësh: Do të jem…

6 Dhjetor 2021, 19:32 Nga DOSJA
46 trofe në xhudo, Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës mes

KOSOVË-Majlinda Kelmendi sot me një ceremoni shtetërore edhe i ka dhënë fund karrierës në sportin e xhudos. Ajo arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike “Rio 2016”.Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.Në total, Majlinda ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.

Në gara të rëndësishme, ajo ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta. Për nder të sportistes,presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, organizoi një ceremoni shtetërore.
“Unë kam filluar me ushtru xhudo në moshën 8 vjeçare, Toni ka qene trajner prej fillimit. Për shume vite rresht kemi qenë vetëm unë edhe ai kundër botës.

Prej moshes 15 vjecare, Toni më ka fol për medalje olimpike. Njerzit e kanë quajtur të çmendur. Do të jem mirënjohëse deri sa të vdes, do ta bëj maksimumin për të të bërë krenar ( i drejtohet Driton Kukës)”, deklaroi Majlinda.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport majlinda kelmendi xhudo majlinda kelmendi xhudo

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2021, 15:02

Zekirija Ramadani është trajner i ri i Egnatias

RROGOZHINE – Këtë e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.“Mirësevjen Zekirija RAMADANI ! Presidenti DEMROZI zyrtarizon...