Sport

Milan e mundi, Simeone”hakmarret” kështu: Porto është favorite për të kaluar grupin

6 Dhjetor 2021, 20:08 Nga DOSJA
Milan e mundi, Simeone”hakmarret” kështu: Porto është

SPANJË-Në prag të raundit të fundit të fazës së grupeve të Champions League, ishte një ditë konferencash për shtyp dhe përveç Piolit dhe Klopp, ndeshjen e tij e prezantoi edhe Diego Simeone, i cili do të luajë nesër kualifikimin e tij për raundin e 1/16-tave kundër Portos.

Skuadra spanjolle ndodhet e fundit në Grupin B në kuotën e 4 pikëve, po kaq ka edhe Milan, ndërsa Porto në vendin e 2-të 1 pikë më tepër se dy skuadrat.

Një grup i hapur,por që si duket tekniku argjentinas i jep një sinjal skuadrës portugeze se do të kualifikohet, ndoshta nga inati i humbjes së fundit ndaj Milanit.

“Favoritët për tu kualifikuar? Porto. Ka një grup shumë të mirë, që në vite ka bërë shumë mirë. Është e fortë në mbrojtje, di të presojë dhe luan me intensitet të lartë.

Është padyshim skuadra favorite për të kaluar në turin tjetër, duke marrë në konsideratë faktin që ka më shumë pikë se ne dhe Milani”, ka thënë tekniku argjentinas.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atletico madrid milan simeone atletico madrid milan simeone

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2021, 15:02

Zekirija Ramadani është trajner i ri i Egnatias

RROGOZHINE – Këtë e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.“Mirësevjen Zekirija RAMADANI ! Presidenti DEMROZI zyrtarizon...