Sport

Klopp: “Mezi pres për të luajtur në ‘San Siro’. Salah? Do të bëj disa ndryshime”

7 Dhjetor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Klopp: “Mezi pres për të luajtur në ‘San Siro’.

ITALI – Një Milan i rimodeluar nga dëmtimet e shumta dhe një Liverpool i rishikuar, për t’i lejuar ata që kanë luajtur më shumë, të rikuperojnë energji. Kuqezinjtë luajnë gjithçka për gjithçka, “The Reds” tentojnë vendin e parë në grup me pike të plota.

Teatri i ndeshjes së Champions League mes dy skuadrave, që kanë shkruar faqe epike në Evropë është ‘San Siro’: “Mezi pres të luaj atje, është hera e parë për mua”,- ka thënë Jurgen Klopp në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje.

Mundësia që trajneri gjerman, t’i lërë disa lojtarë të marrin frymë: “Salah? Nuk mund t’i ndryshoj të gjithë, do të duhet të vendosim njëmbëdhjetë lojtarë në fushë. Do të shohim, megjithatë, edhe ne duhet të kuptojmë situatën, sigurisht që duhet t’i xhirojmë lojtarët, por duhet të sigurohemi që skuadra më e mirë të jetë në fushë”.

“Ka pesë ndryshime, – vazhdoi Klopp, – kjo është gjithashtu e dobishme për t’i bërë lojtarët të xhirojnë. Ne duhet të stërvitemi për të luajtur në maksimum, prandaj duhet të stërvitemi më shumë, për të luajtur më mirë, ky është konteksti që kemi. Ne duhet të bëjmë gjërat e nevojshme, që të përballeni lojën me intensitetin e duhur dhe kaq. Ka shumë lojtarë të rinj cilësorë, me perspective dhe jemi shumë të kënaqur me këtë. Në Milano do të jenë disa me ne, por do të shohim nëse do të luajnë apo jo. Por nëse ata janë me ne, kjo është sepse ata kanë cilësitë për të luajtur futbollin që ne duam të luajmë.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp kuqezinjte e milanit milan i rimodeluar nga dëmtimet një liverpool i rishikuar “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp kuqezinjte e milanit milan i rimodeluar nga dëmtimet një liverpool i rishikuar

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2021, 15:02

Zekirija Ramadani është trajner i ri i Egnatias

RROGOZHINE – Këtë e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.“Mirësevjen Zekirija RAMADANI ! Presidenti DEMROZI zyrtarizon...