Sport

Grabitën vilën e Diletta Leotta, shqiptari, pjesë e bandës në Milano

6 Dhjetor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Grabitën vilën e Diletta Leotta, shqiptari, pjesë e bandës

ITALI– Një 41-vjeçar shqiptar rezulton të jetë pjesë ë bandës së grabitësve që u futën në shtëpinë e prezantueses italiane Diletta Leotta. Mësohet se 41-vjeçari me inicialet Sh.K., ndodhet pas hekurave bashkë me pesë persona të tjerë.

Shqiptari është personi që ka zbritur nga çatia në ballkonin e shtëpisë së prezantueses italiane. Më pas ai u hapi derën pesë bashkëpunëtorëve të tij. Të gjashtë arritën të merrnin rreth 150 mijë euro përfshirë këtu para kesh dhe sende me vlerë.

E njëjta bandë, e cila po gjykohet në këto ditë në Milano, kishte grabitur në dhjetorin e vitit 2020 edhe banesën e Eleonora Inkardona, një emër i njohur në rrjetet sociale në Itali. Kjo është edhe kunata e Diletta Leotta.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport diletta leotta diletta leotta

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2021, 15:02

Zekirija Ramadani është trajner i ri i Egnatias

RROGOZHINE – Këtë e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.“Mirësevjen Zekirija RAMADANI ! Presidenti DEMROZI zyrtarizon...