Aktualitet

Debat për “Prefektin”/ Hervin Çuli: Fshirë postimin. Duni: Do ta quajmë “Profeti”

6 Dhjetor 2021, 21:17 Nga DOSJA
Debat për “Prefektin”/ Hervin Çuli: Fshirë

TIRANË– Rivënia në skenë e komedisë “Prefekti” nga Teatri Kombëtar, ku vihet në lojë prefekti Qazim Mulleti ka rindezur debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike. Familjarë të familjes Mulleti janë shprehur publikisht se janë ofenduar nga leximi publik që iu bë veprës.

Por drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli në një ndërhyrje live në Open tha se pas debatit që ishte krijuar , ishte fshirë postimi për leximin e veprës dhe bashkë me të edhe komentet. Ndërsa regjisori Spiro Duni tha se nëse vepra do të vihet në skenë do të quhet “Profeti”.

Hervin Çuli: Leximi është një politikë e Teatrit kombëtar që e bëmë që nga pandemia, dhe aty selektojmë vepra dhe i risjellim. Dhe tani para se të lexohej Prefekti kemi lexuar vepra të tjera, pra nuk ka pasur një lidhje të drejtpërdrejt me festat, por një gjë e rastësishme. Dua të sqaroj zonjën Besforta se Teatri nuk censuron, por duke ditur një pjesë të qytetarëve që janë të ndjeshëm dua të them që kemi hequr postimin e leximit dhe bashkë me të kanë ikur dhe komentet.

Besforta Mulleti: Disa komente janë fshirë

Unë po ju them që është zhdukur leximi bashkë me komente, jo disa komente, sepse mendova që pas një debati kaq të madh, më e mira ishte kjo.
Spiro: Do quhet ‘Profeti’ vepra.

Çuli: Unë dhe Duni kemi konflikte artistike për këtë vepër se i kam thënqë vepra është e mbingarkuar me elemente propagandistike. Në djall vaftë një komedi nëse dhe një njeri i vetëm preket

Duni : unë do të bëj të kundërtën do ta çoj atje ku e meriton Qazim Mulleti.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vepra prefekti vepra prefekti

Sondazh

Poll