Aktualitet

EMRI + FOTO/Ekzekutohet me breshëri plumbash në dyert e palestrës boksieri shqiptari

6 Dhjetor 2021, 18:15 Nga DOSJA
EMRI + FOTO/Ekzekutohet me breshëri plumbash në dyert e palestrës

GREQI– Haris Kontogiorgis, 35 vjeç, një boksier mjaft i njohur me origjinë nga Shqipëria që kishte krijuar jetën e tij në Greqi është ekzekutuar me të paktën 15 plumba në një atentat mafioz. Mediat greke shkruajnë se boksieri Kontogiorgis po futej në ambientet e një palestre në rrugën Ekavis, në Galatsi ku bënte stërvitjen çdo ditë në momentin që u sulmua me breshëri kallashnikovi.

Ishin dy persona mbi një motor që sapo panë shënjestrën e tyre, Haris Kontogiorgis nisën të qëllonin pa mëshirë. 35-vjeçari vdiq në vend ende pa ardhur ambulanca, pasi plagët e marra si pasojë e plumbave që mori.

Vrasja e Kontogiorgis mendohet të jetë zinxhiri i një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në këtë zonë të Greqisë, më e fundit, vrasja e xhaxhait të tij. Ai dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës dhe në botën e errët të ‘nëntokës’ lidhur me mafiat lokale.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet haris kontogiorgis haris kontogiorgis ekzekutohet haris kontogiorgis haris kontogiorgis

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2021, 17:21

Zjarr në Berat, rrufeja godet stacionin e antenave

BERAT – Stacioni i antenave në Malin e Shpiragut (Mali me Vija) është djegur nga një rrufe. Shkarkesa e fortë ka bërë që ndizet zjarr në kabinë. Forcat zj...