Aktualitet

Konfirmohet në detyrë prokurorja e Tiranës Lindita Ziguri

6 Dhjetor 2021, 15:54 Nga DOSJA
Konfirmohet në detyrë prokurorja e Tiranës Lindita Ziguri

TIRANË– Prokurorja e Tiranës Lindita Male (Ziguri) është rikonfirmuar në detyrë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, kanë lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, konfirmimin në detyrë të Zigurit.

Njoftimi zyrtar:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 21/2021, datë 29.04.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri). Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 12 janar të këtij viti konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Lindita Male (Ziguri), prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, që u ankimua nga Komisioneri Publik.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet konfirmohet lindita ziguri lindita ziguri konfirmohet lindita ziguri lindita ziguri

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2021, 17:21

Zjarr në Berat, rrufeja godet stacionin e antenave

BERAT – Stacioni i antenave në Malin e Shpiragut (Mali me Vija) është djegur nga një rrufe. Shkarkesa e fortë ka bërë që ndizet zjarr në kabinë. Forcat zj...