Aktualitet

Deklarata e Bardhit, ‘Foltorja’: PD, selia dhe vula u përkasin demokratëve

6 Dhjetor 2021, 17:47 Nga DOSJA
Deklarata e Bardhit, ‘Foltorja’: PD, selia dhe vula u përkasin

TIRANË- ‘Foltorja për PD’, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi se simbolet e PD-së po përdoren në mënyrë të paautorizuar. Me anë të një postimi në Facebook, drejtoresha e komunikimit në Foltore, Floriana Garo shkruan se PD-ja, selia si dhe vula e PD-së u përkasin demokratëve. Ajo shkruan se mbi 5 mijë delegatë kanë firmosur për kuvendin e 11 dhjetorit dhe se askush nuk mund ta pengoj zhvillimin e kuvendit.

Postimi i Plotë:

Partia Demokratike – Foltorja Nje pergjigje per “kryetarin” pa parti! Te vene perballe faktit te kryer se shumica e delegateve te kuvendit dhe anetareve te PD i kane percaktuar tashme de facto si pakice uzurpuese te Partise Demokratike ashtu sic pritej, peng – kryetari ne largim dhe ai qe ka poshte, do te zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bere me qesharake sec jane. Simbolet, vula, selia dhe vete Partia Demokratike u perkasin demokrateve te cilet kane deleguar vullnetin e tyre tek delegatet e Kuvendit Kombetar qe eshte dhe organi me i larte i Partise Demokratike. Mbi 5000 mije delegate qe perbejne dhe mbi 65% te ketij Kuvendi kane firmosur ta therrasin ate ne 11 Dhjetor ne perputhje te plote me statutin e PD! Askush dhe aq me pak ish ministri Edi Rames nuk mund t’i pengoje ata te realizojne misionin e tyre nen flamurin, siglen dhe simbolet e Partise Demokratike per te cilen kane sakrifikuar aq shume nderkohe qe vota e tyre tradhetohej nga peng kryetari ose shitej per karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha – Bardhi le te tunde dhe per pak dite letrat se partia dhe demokratet i kane braktisur me kohe. Perballe mijera firmave qe mbeshtesin Kuvendin Rithemelimit te 11 Dhjetorit ankesat dhe te qarat per letra e shkresa deshmojne fundin pa lavdi te nje grupi njerezish te cileve as doreheqja nuk ua shpeton dot me nderin qe ne fakt nuk e paten kurre!

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2021, 17:21

Zjarr në Berat, rrufeja godet stacionin e antenave

BERAT – Stacioni i antenave në Malin e Shpiragut (Mali me Vija) është djegur nga një rrufe. Shkarkesa e fortë ka bërë që ndizet zjarr në kabinë. Forcat zj...