Aktualitet

Breshëri automatiku ndaj 47-vjeçarit në Theth, arrestohet pas dy muajsh autori

6 Dhjetor 2021, 20:42 Nga DOSJA
Breshëri automatiku ndaj 47-vjeçarit në Theth, arrestohet pas

SHKODËR-Klisman Çuni, banues në Theth që ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj është vënë në pranga. Mësohet se Çuni është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të. 

Më 26 shtator i riu qëlloi me breshëri automatiku Ndrezajn, i cili nuk pranoi të punonte për të si murator.

Sipas dëshmisë së ka dhënë vetë i plagosuri, Gëzim Ndrezaj, autori i kishte kërkuar që t’i bënte një punë, pasi 47-vjeçari punonte si murator. Në mosdakordësi e sipër, debati mes tyre është “ndezur” dhe autori është larguar deri tek makina e tij duke nxjerrë automatikun dhe duke e qëlluar.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klisman çuni gëzim ndrezaj klisman çuni arrestohet klisman çuni gëzim ndrezaj klisman çuni

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2021, 17:21

Zjarr në Berat, rrufeja godet stacionin e antenave

BERAT – Stacioni i antenave në Malin e Shpiragut (Mali me Vija) është djegur nga një rrufe. Shkarkesa e fortë ka bërë që ndizet zjarr në kabinë. Forcat zj...