Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Tiranë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

6 Dhjetor 2021, 20:34 Nga DOSJA
Makina përplas këmbësorin në Tiranë, shoferi largohet

TIRANË– Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të policisë, 41-vjeçari po kalonte rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet në orën 20:00, në rrugën “Siri Kodra”.

I plagosuri u dërgua në spital ndërsa shoferi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane policia e tiranes aksident ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2021, 17:21

Zjarr në Berat, rrufeja godet stacionin e antenave

BERAT – Stacioni i antenave në Malin e Shpiragut (Mali me Vija) është djegur nga një rrufe. Shkarkesa e fortë ka bërë që ndizet zjarr në kabinë. Forcat zj...