Sport

Telashe pa fund te Milan! Dëmtohet sulmuesi, humbet Liverpool. Theo rezulton me ethe

6 Dhjetor 2021, 13:45 Nga DOSJA
Telashe pa fund te Milan! Dëmtohet sulmuesi, humbet Liverpool. Theo

ITALI– Nuk ka paqe në shtëpinë e Milanit. Infermieria e klubit vazhdon të jetë plot dhe i fundit është Rafael Leao. Në ndeshjen ndaj Salernitanës, trajneri Stefano Pioli e zëvendësoi portugezin, për të shmangur çdo lloj të papriture, por në fund të ndeshjes lajmet e këqija kanë ardhur.

Lojtari nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Liverpool dhe Udineses në kampionat, në rrezik është edhe ndeshja e madhe ndaj Napolit pas dy javësh. Rafael Leao ka një traumë muskulore në kofshën e djathtë.

Pioli do të duhet të zgjedhë mes Krunic dhe Messias. Theo Hernandez nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore, pasi u mbajt pushim si masë paraprake sepse kishte ethe. Mbrojtësi mund të grumbullohet për takimin ndaj Liverpool nesër mbrëma, edhe pse ndoshta jo në gjendjen më të mirë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport leao milan theo hernandez leao milan theo hernandez

Sondazh

Poll