Aktualitet

Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë! Tentoi t’i vjedhë çantën një vajze

6 Dhjetor 2021, 16:12 Nga DOSJA
Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë! Tentoi t’i vjedhë

TIRANË– Një 30-vjeçar me inicialet A. D., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të grabisë çantën e një vajze, E. K., 28 vjeçe. I riu i prangosur në momentin që ka ndodhur ngjarja ka plagosur me thikë një 54-vjeçar me inicialet E.D., i cili ka tentuar ta ndalojë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari policia e tiranes arrestohet 30-vjeçari policia e tiranes

Sondazh

Poll