Politike

Rama kapet ‘mat’ në New York! Pi kafe i vetëm, sytë i mban në telefon

6 Dhjetor 2021, 07:06 Nga DOSJA
Rama kapet ‘mat’ në New York! Pi kafe i vetëm, sytë i

SHBA– Kryeministri Edi Rama është fotografuar nga shqiptarët në New York duke konsumuar kafe i vetëm. Me kostum serioz, i ulur në një tavolinë në ambientet e jashtme, kreu i qeverisë shqiptare shfaqet i vetëm duke qëndruar në telefon. Në foton e shpërndarë nga ‘JOQ’ në Instagram, Rama shihet vetëm, ndërkohë që nuk dihet nëse në minutat në vijim atij iu bashkua dikush tjetër.

POSTIMI I JOQ:

Një pyetje për shqiptarët e Neë York-ut. Pse e lini kryeministrin tonë të pijë kafen i vetëm?

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Rama ndodhet në New York pasi është ftuar nga ish zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë Ramës një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë që janë strehuar në vendin tonë. Konkretisht, Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama ne new york edi rama rama ne new york

Sondazh

Poll