Aktualitet

Moti i keq/ Krifca: Hidrovoret në funksion të plotë, po i mbajmë në nivel normal

6 Dhjetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Moti i keq/ Krifca: Hidrovoret në funksion të plotë, po i

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka dhënë detaje lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në vend. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Krifca shkruan se deri më tani reshjet kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në infrastrukturën e kullimit, por pa krijuar probleme. Ajo gjithashtu komunikon se nivelet e lumenjëve nuk përbëjnë shqetësim për dalje nga shtrati apo përmbytje.

Jemi me vëmendje të veçantë e në komunikim intensiv me Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit në ndjekje të situatës së shkaktuar nga shirat në vend. Deri më tani, nga inspektimet në terren të Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë, rezulton se sasitë e konsiderueshme të reshjeve të rëna gjatë natës dhe që ende po vazhdojnë, kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në infrastrukturën e kullimit (kanalet kulluese dhe kanalet e ujërave të larta), por pa krijuar probleme. Të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë dhe po punohet për mbajtjen e niveleve normale të ujit, megjithëse kemi rritje të prurjeve të ujit në kolektorët kryesor, që përcjellin ujin tek hidrovoret. Deri më tani, nivelet e lumenjëve nuk përbëjnë shqetësim për dalje nga shtrati apo përmbytje. Stafet teknike të Drejtorive të Ujitjes dhe Kullimit janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, kryesisht për të ndërhyrë me eskavator në rast të bllokimit nga papastërtitë e kanaleve kulluese, si dhe po vlerësojnë në mënyrë dinamike nivelet e lumenjëve,”-tha Krifca.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq! Përmbytje në Durrës, Lezhë e Elbasan.Pezullohet 6 ditë lundrimi në Vlorë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet frida krifca moti i keq ne shqiper frida krifca moti i keq ne shqiper

Sondazh

Poll